Lojtari i kombëtares çeke vret veten

Sulmuesi, Frantisek Rajtoral, i cili luan në kampionatin turk me klubin e Gaziantepspor, i ka dhënë fund jetës së tij.

Sipas mediave turke, ai ka varur vetën në banesën e tij. Ende nuk janë bërë motivet që kanë shtyrë sulmuesin të bëjë një akt të tillë.

Lajmi u konfirmua edhe nga drejtori teknik i klubit, Bylent Ujgyn, i cili tha për mediat turke se ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e futbollistit në Gaziantep. “Të gjithë në klub po qajnë, ai vrau veten duke u varur në dhomë”, u shpreh ai.