Nikolla: Do vijojmë me investime por politika të largohet nga shkolla

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, deklaroi se do të vijojnë investimet në arsim, që, sipas saj, do të mundësojnë “barazinë reale në procesin e edukimit”.

“Në 4 vite arritëm të bënim një reformë në çdo centimetër. Puna jonë është matur me gjykimin e prindërve, nxënësve dhe mësuesve. Unë jam e vendosur të largoj politikën nga shkolla”, tha Nikolla.

Më tej, ministrja e Arsimit shtoi: “Kemi filluar me projektet shkolla qendër komunitare. Do të vijojmë me investime në arsim, që kërkojnë standardet e shkollës qendër komunitare, e një shkolle që mundëson qëndrimin më gjatë të fëmijëve në shkollë dhe duke mundësuar barazinë reale në procesin e edukimit”.