Rusia reagon për qëndrimin e Ramës: Deklarata të papranueshme…

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për një bashkim të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën, nëse rajoni nuk integrohet në BE, ka ardhur dhe reagimi zyrtar i Moskës.

Një një njoftim për media, Ministria e Jashtme Ruse thotë se deklarata e Ramës që u mbështet nga Thaçi, është e papranueshme.

“Ne besojmë që komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë njëzëri, për t’i treguar Tiranës dhe politikanëve shqiptarë se pretendimet territoriale janë të papranueshme dhe të bisedohet për rishikimin e kufijve në rajon. Ne i bëjmë thirrje partnerëve perëndimorë t’i përmbahen ligjit ndërkombëtar por jo brenda kuadrit të standardeve të dyfishta, të cilat janë familjare për ta”, thuhet në reagim.