Masakra në Vlorë/ Rrëke gjaku në dysheme e xhama të thyer. Ç’ka mbetur në lokalin me muzikë live (Pamje të rënda)

Qepena të ulur, perde të mbyllura që përpiqen të fshehin atë çfarë ka ndodhur. Lokali sot nuk ka muzikë, por vetëm disa burra e gra që po përpiqen të pastrojnë njollat e gjakut të hapërdara në pllakat e bardha që tashmë janë tharë sikur nuk duan të ikin më prej andej.

vrasja ne vlore

Ato janë dëshmia më e fortë e masakrës dhe lemerisë që panë dhjetëra njerëz që kishin shkuar për t’u argëtuar në lokalin me muzikë live në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë e ku mesnata solli krimin e katërfishtë.

vrasja ne vlore 2

Një djalë 33 vjeç u vra, partnerja e tij dhe 2 të tjerë u plagosën, por shumë të tjerë kanë ngelur të shokuar për gjithë jetën. Pastruesit tentojnë me forcë, me fshesë e leckë të zhdukin njollat e gjakut rrëke edhe në ambientin e jashtëm të lokalit.

vrasja ne vlore 4

Xhama të thyer, copa në dysheme, një cigare e lënë përgjysmë në tavolinë…plumbave nuk i ka shpëtuar edhe organoja e orkestrës që mbrëmë e la muzikën përgjysmë.

vrasja ne vlore 9

Ergys Gjioveshaj u vra dje, ndërsa të plagosur mbetën Arta Luka, Florjan Hila dhe Arsonel Llanaj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton në pistën e hakmarrjes për të zbuluar autorët e vrasjes që sipas dëshmitarëve ishin dy dhe zbardhur të plotë ngjarjen.

vrasja ne vlore 6

vrasja ne vlore 10

vrasja ne vlore 11

/BW