Basha: Kryebashkiaku i PS i përfshirë në trafikun e drogës

0

Kryedemokrati Lulzim Basha, pas akuzave të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, ka akuzuar sot kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini se është i përfshirë në trafik droge.

Teksa mbante fjalën para protestuesve në cadren e lirisë, Basha tha se pas kamionit me drogë drejt Italisë fshihet kryebashkiaku socialist i Elbasanit.

 “Dje 8 tonë drogë u kapën në ngarjesën e cdoganuar nga Qazim Sejdini, kryetari i bashkisë së Elbasanit që gjithë Elbasani e di se e mbajti pushtetin me ndihmën e bandve më të rrezikshme në Shqipëri dhe Britani të Madhe, që u filmua duke kërcënuar gazetarët dhe sot është dokumentuar si njeriu që operon me te ashtuyquajtur agjenci doganore një rrjet të trafikut të drogës, kurorë e rilindijes së kriminalizuar të Ramës”- tha Basha.