Vajza kritikohet për foto në dhomë të kthyer ‘përmbys’

0

Një vajzë, e njohur në rrjete sociale me emrin Shelbs ose Shelbizzle ka publikuar një foto me fustan në dhomën e saj të mbushur me rroba në të gjitha anët.

Fotoja e saj është bërë virale pasi shumë kritikues e kanë gjykuar për gjendjen e dhomës së saj.

“Oh ku është dollapi yt,” – ka komentuar dikush, ndërsa të tjerë kanë bërë edhe komente qesharake. “Nuk kam parë kurrë dikë që përdor rrobat si grilë për dritaret,” – shtoi një tjetër.

Në foto, duket vajza e veshur me një fustan gri dhe e ka shoqëruar me nënshkrimin: “Oh, dëgjova se është sezoni i verës.”