Futbollisti David Trezeguet në Tiranë

0

Heineken, sponsor zyrtar i Uefa Champions League, në vazhdim të fushatës ” Champion the Match”, vjen me një eveniment special në Tiranë duke bërë të mundur prezencen e futbollistit të famshëm francez David Trezeguet.

Kampion me ekipin e Monakos në Francë, fitues i ligës Italiane me ekipin e Juventusit, fitues i kupës së botës në 1998, fitues i Euro 2000 me ekipin kombëtar të Francës dhe finalist i Champions League në 2003, Trezeguet do të jetë prezent në një takim ekskluziv me miq të përzgjedhur të futbollit dhe gazetarë ditën e enjte datë 20 Prill ora19:30 në Hotel Plazza Tirana.

Heineken ju fton të merrni pjese dhe të mbuloni mediatikisht këtë event special, i organizuar për herë të parë në Shqipëri me një lojtar të këtyre dimensioneve. Më pas Trezeguet do të marrë pjesë në “After Party” tek Mumja Club ku do të hidhet edhe shorteu për 15 fituesit që do të kenë mundësi të ndjekin live një ndeshje gjysëmfinale të UEFA Champions League, të mundësuar nga Heineken.

Agenda:

Plazza Tirana – ora 19:30 (Takim miqësor me David Trezeguet, foto, autografe dhe pyetje nga gazetarët).

Mumja Club  – ora 23:00 David Trezeguet do të jetë prezent në “Heineken Super Party ku do të hidhet dhe shorteu live për fituesit.