Ben Blushi: PS-LSI, grusht shteti. Po sabotojnë zgjedhjet e 18 qershorit

0

Partia LIBRA, e drejtuar nga deputeti Ben Blushi ka reaguar sot për kërkesën e PD dhe LSI drejtuar KQZ, ku kërkohet shtyrja e afateve për regjistrimin e koalicioneve.

Në një deklaratë për mediat, LIBRA shprehet se të shtysh afatin e regjistrimit është njëlloj si të shtysh datën e zgjedhjeve të 18 qershorit.

“LIBRA gjykon se kjo kërkesë, të cilën KQZ me sa duket do ta marrë parasysh, dëshmon për varësinë politike të këtij institucioni nga qeveria dhe cenon standardet zgjedhore pa nisur zgjedhjet. Të shtysh afatin e regjistrimit të koalicioneve pas datës 18 prill është njëlloj si të shtysh 18 qershorin”,- thuhet në deklaratë.

Këtë kërkesë të PS dhe LSI, LIBRA e gjykon si një tentativë për të mbyllur llogaritë mes koalicionit të majtë.

“LIBRA denoncon këtë tentativë, e cila nuk bëhet për të përmirësuar standardet zgjedhore, por për të mbyllur llogaritë e koalicionit qeveritar, i cili po  saboton zgjedhjet me marrëveshje”,- thuhet në deklaratën e LIBRA.

Sipas LIBRA-s, ky akt i PS dhe LSI është një grusht shteti dhe tentativë për sabotim të procesit zgjedhor. “Në kushtet kur vendi po mbetet pa President, pa Zgjedhje, pa Sistem Drejtësie, LIBRA e konsideron këtë akt një grusht shteti të partive në pushtet dhe të një partie në opozitë, të cilat po sabotojnë institucionet për shkak të korrupsionit, dhe frikës nga drejtësia”.

DEKLARATA E PLOTË E LIBRA PER ZGJEDHJET

Dy partitë që qeverisin prej katër vitesh i kane kërkuar sot KQZ të ndryshojë afatet e regjistrimit të koalicioneve zgjedhore.

LIBRA gjykon se kjo kërkesë, të cilën KQZ me sa duket do ta marrë parasysh, dëshmon për varësinë politike të këtij institucioni nga qeveria dhe cënon standartet zgjedhore pa nisur zgjedhjet. Të shtysh afatin e regjistrimit të koalicioneve pas datës 18 prill është njëlloj si të shtysh 18 qershorin.

Kjo kërkesë antiligjore, e cila i fut zgjedhjet në një rrugë të panjohur, nuk mund të ketë asnjë efekt, pasi KQZ nuk e ka tagrin të shtyjë një afat të përcaktuar në menyrë të qartë nga Kodi Zgjedhor i Republikës, i miratuar me 3/5 e Parlamentit.

LIBRA denoncon këtë tentativë, e cila nuk bëhet për të përmirësuar standartet zgjedhore, por për të mbyllur llogaritë e koalicionit qeveritar, i cili po  saboton zgjedhjet me marrëveshje.

Në kushtet kur vendi po mbetet pa President, pa Zgjedhje, pa Sistem Drejtësie, LIBRA e konsideron këtë akt një grusht shteti të partive në pushtet dhe të një partie në opozitë, të cilat po sabotojnë institucionet për shkak të korrupsionit, dhe frikës nga drejtësia.

Ne do bëjmë gjithshka që zgjedhjet të zhbllokohen, që shqiptarët të kenë nje President të mbështetur nga populli, që shqiptarët të kenë mundësi të zgjedhin të lirë duke rrëzuar kastën e tre partive të vjetra, të cilat nuk kanë aftësi t’i afrojnë vendit stabilitet dhe progres”.

Kërkesa e PS dhe LSI për KQZ:

Lexoni dhe:

PS-LSI kërkesë KQZ: Shtyni afatin për PD

Deputeti i PD: Oferta PS-LSI për afatin e KQZ, gallatë idiote!

Zguri: KQZ nuk shtyn afatin pa marrëveshje politike’

Manjani: Ligjërisht ska zgjedhje me 18

Osmanaj: S’është kompetencë e KQZ