Patozi: Koalicioni qeverisës si lulja më do, s’më do, petalet i këput…

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi me anë të një statusi në “Facebook”, ka ironizuar marrëdhëniet e koalicionit PS-LSI.

Sipas tij është fali i kryeministrit Edi Rama që Shqipëri ka arritur në këtë pikë dhe se ngjan me testin e luledeles “më do, s’më do”.

Statusi i plotë i Patozit

 …MË DO, S’MË DO?

…Kryesisht për shkak te Edi Ramës, Shqipëria sot më ngjason me atë testin klasik të luledeles, “më do, s’më do”. Ku petalet i këput Ilir Meta dhe gjithë të tjerët mbajnë frymën, se cfarë do teprojë për ta në goditjen e fundit.

Më argëton shumë kjo lojë, sinqerisht, kur përfytyroj suspancën e palëve të interesuara, se si u ndryshon adrenalina nga dita e qametit, që ata mendojnë se po afrohet.

Por më dhimbset po kaq shumë atdheu, që ka mbërritur në këtë pikë…