Sot, se nesër është vonë!

Nesër është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve në zgjedhjet e 18 qershorit. Më pas nuk ka më asnjë shans për zgjedhje nëse sot, e hënë datë 17 prill 2017, nuk merren vesh PS-PD. Kanë ardhur ndërkombëtarët nga PPE dhe ministri gjerman i kancelares Merkel. Kanë mbërritur letra, sms, telefonata, etj vetëm që të gjendet një zgjidhje. Opozita e ka kusht dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike për zgjedhje. PS nuk pranon kurrsesi largimin e Edi Ramës. LSI pranon koalicionin me PS, por me kushtin që PD të futet në zgjedhje.

Një rreth vicioz ku sejcili duket se ka të drejtë. Por vetëm populli e pëson nga ky lëmsh i krijuar dy muaj para zgjedhjeve.

Nëse sot nuk e gjejnë zgjidhjen ose e shumta deri nesër, atëhere me siguri do kemi një Shqipëri tjetër pasnesër; me barrikada, rrëmujë dhe destabilitet. Faji? I të gjitha palëve politike që nuk arrijnë te gjejnë një marrëveshje stabiliteti.