Edi Rama poston-thumbon: “E gjeni dot dikë që ju sheh, siç sheh Nardi, Lulin”

Edi Rama shquhet për shpotitë dhe sarkazmën e tij. Kryeministri Edi Rama reagimin e parë pas takimit me aleatin Ilir Meta, e ka menduar si thumb për rivalin e tij Lulzim Basha dhe aleatët e këtij të fundit.

Nuk ka vonuar shumë pas takimit me kreun e LSI dhe Rama ka postuar një foto në profilin e tij në “Facebook” ku shfaqen Basha dhe kreu i PDK-së Nard Ndoka, aktualisht pjesë e koalicioni opozitar. Por sipër fotos edhe një tekst: “E gjeni dot dikë që ju sheh, siç sheh Nardi, Lulin”.

Nuk rri dot pa thumbuar apo hedhur shigjeta në çadër!