18 vjeçarja u zhduk me të dashurin, ja ku e gjen policia

18 vjeçarja që u zhduk një javë nga familja e saj, pa lënë asnjë adrese dhe pa iu përgjigjur thirrjeve të nënës, ngriti policinë e Librazhdit në këmbë.

Mbrëmë, policia e Elbasanit zbuloi vendndodhjen e saj dhe gjatë marrjes në pyetje ajo tha se është larguar me të dashurin me dëshirën e saj.  Ndërkohë vetëm një ditë më parë nëna e saj Nazmie Mana, 40 vjeç bëri thirrje për gjetjen e vajzës së saj, duke treguar vuatjet, varfërinë, vdekjen e bashkëshortin dhe frikën se mos vajzën ia kanë trafikuar.

“Nuk di ç’të them.. Vetëm një nënë e di çfarë përjeton kur i zhduket fëmija. Kam shumë frikë. Më tremb fakti se mund ta kenë futur në rrugë të keqe, se mund ta trafikojnë, apo më keq akoma mos është në rrezik për jetën.

Policia po kërkon gjithandej, por nuk e ka gjetur. Kërkoj edhe ndihmën tuaj që të gjej vajzën. Ia kam falur të gjitha nëse ka ikur me dëshirë. Vetëm të di që është mirë e të kthehet në shtëpi”-tha ajo