E kërkon Milan dhe Sevilla/ Mbrojtësi italian rrezikon 6 vite pezullim për trukim ndeshjesh

Mbrojtësi i Genoa-s,  Armando Izzo pritet të pezullohet për 6 vite nga bota e futbollit pasi akuzohet për ndeshje të trukuara.

Çështja ndaj tij ka filluar gjatë fundit të sezonit të kaluar, kur qendërmbrojtësi dhe ish-klubi i tij Avellino ishte ndër ekipet e investiguara për trukime ndeshjes.

Bëhet fjalë për ndeshjet ndaj Modena-s dhe Reggina në dy muajt e fundit të sezonit 2013/14.

Problemet ligjore të Izzo nuk kanë ndikuar në fushën e lojës me paraqitjet e tij me Genoa, gjithsesi, Sevilla dhe Milan kanë ndalur menjëherë interesin e tyre për një transferim të mundshëm në verë.

Sipas calciomercato.com, Izzo është marrë në pyetje nga prokurorët gjatë së premtes në kryeqytetin e Italisë, Romë, dhe dënimi i tij nuk është reduktuar.

Mendohet se dënimi i tij do të jetë 6 vite jashtë futbollit, çka do të thoshte fundi i karrierës për 25 vjeçarin, si dhe 20,000 euro gjobë.