Refuzoi propozimin për martesë, komshiu e masakron me thikë 34-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Durrës ku një 33-vjeçar ka plagosur me thikë komshien e tij.

Policia zbardh ngjarjen e rëndë ku mësohet se 33 vjeçari ka plagosur me thikë komshien e tij 34-vjeçare, pasi ajo ka refuzuar propozimin për martesë.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e së enjtes në lagjen Nr.17 të qytetit.

34-vjeçarja Stefania.V. është qëlluar 3 herë me thikë nga 33-vjeçari Marjo Spahiu, i cili ishte fiksuar pas nënës së divorcuar.

E plagosura është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Durrësit, ku tashmë konfirmohet se është jashtë rrezikut për jetën. Nëna e 34-vjecares bën me dije për “News24” se 33-vjeçari ka qenë shok shkolle me vajzën e saj dhe kërkonte të martohej, por nuk ka mundur të pranojë refuzimin.

Mbrëmjen e djeshme pasi Stefania ka dalë nga supermarketi, Spahiu e ka qëlluar tre herë më thikë në pjesën e kraharorit. Policia është në kërkim të autorit të ngjarjes.