Bes Kallaku drejt Hollivudit

Aktori talentuar i Portokallisë, Bes Kallaku ka nisur bashkëpunimin me një kast të njohur aktorësh, me Louis Mandylor, aktorin amerikan, i njohur për rolin në filmin “My big, fat, greek eedding”.

Pas emisionit italian “Zelig”, ku u shfaq në rolin e Skifterit, aktori shqiptar tashmë ka nisur një projekt të ri filmik, në nivel “Hollivudi”. Lajmi është bërë i ditur nga vetë aktori në rrjetin social.

Bes Kallaku ka publikuar një foto me aktorët amerikanë, teksa shfaqet i prangosur dhe shkruan: Kur Hollivudi të vë prangat! Mes tyre shfaqet edhe aktori Igor Jijikine, që ka luajtur krah Harrison Ford në filmin “Indiana Jones”, si edhe aktorja ruse Ravshana Kurkova.

Nuk na mbetet gjë tjetër përveç se t’i urojmë suksese aktorit shumë të dashur për publikun.