Takim pozitë-opozitë për 4 orë, deputetin e zë gjumi

Deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca e ka zënë gjumi në takimin pozitë-opozitë të organizuar nga Naim Rashiti.

 

Ndonëse pa rezultat, ky takim duket se ka qenë aq i vakët dhe i gjatë sa i ka vënë në gjumë deputetët dhe kjo gjë duket qartë në foton e postuar nga Rashiti në Facebook, ku duket Konjufca me sy të mbyllur në tavolinën e dialogut.

“Ishte takim shume i gjatë dhe jo i lehtë; u diskutuan temat e rëndësishme, dialogu me Serbinë, asociacioni i komunave me shumicë serbe, marrëveshja e demarkacionit, zgjedhjet, legjislacioni kritik, rregullorja e kuvendit dhe procesi i vazhdimit të këtij dialogu. Disa propozime të reja do t’i vihen për diskutim liderëve të subjekteve respektive”, ka shkruar Rashiti në Facebook, në përfundim të takimit 4 orësh.