Alpha Bank Albania – Edukim financiar për të rinjtë për Javën e parasë

0

Java botërore e parasë është një iniciativë e ChildandYouth Finance International, që zhvillohet në Shqipëri falë bashkëpunimit ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Në kuadër të Javës botërore të parasë – një event ndërkombëtar, i cili synon përfshirjen aktive të të rinjve në fushën e administrimit financiar, duke u mësuar atyre koncepte kyç, si për shembull drejtimi financiar, kursimi, sistemi ekonomik ku jetojnë, punësimi, sipërmarrja etj. – më 29 mars 2017, gjimnazistë të shkollës së mesme “Besnik Sykja” në Tiranë, zhvilluan një vizitë pranë degës kryesore të Alpha Bank Albania.

Në ambientet e Alpha Bank Albania nxënësit patën mundësinë të ndjekin nga afër veprimtarinë e përditshme bankare të realizuara në një degë banke. Nëpërmjet pyetjeve dhe bashkëbisedimit me punonjësit e degës, nxënësit u njohën konkretisht me shërbimin ndaj klientit, përgjegjshmërinë në ofrimin e shërbimeve bankare si dhe funksionet dhe veprimtarinë operacionale dhe organizative brenda një dege.

Gjithashtu, më 30 mars 2017, në Qendrën e Inovacionit, pranë Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike, u organizua nga Junior Achievement në Shqipëri edicioni i tretë i “Kampit të inovacionit”. Ky eventzbatohet në shkollat e mesme (të përgjithshme dhe profesionale) dhe përfshin nxënës të klasave të 11-ta nga Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Kruja. 30 nxënës pjesëmarrës u grupuan në ekipe prej 5 personash dhe parashtruan zgjidhje inovative për temën “Marketingu dixhital”, nën kujdesin dhe mbështetjen e përfaqësuesve të Alpha Bank Albania dhe institucioneve të tjera pjesëmarrëse.

30 të rinj të moshës 16-17 vjeçare, përfaqësues të 30 shkollave të mesme të rrethit të Tiranës dhe rajonit qëndror punuan të grupuar në mënyrë të rastësishme për të identifikuar zgjidhje të qëndrueshme dhe efikase kundrejt problematikës të shpallur nga JA of Albania.
Secili ekip punoi nën këshillimin e një mentori dhe përpunoi zgjidhje novatore nën trysninë e një afati të ngushtë kohor.
Idetë e të rinjve u vlerësuan nga një panel jurie me anëtarë profesionistë të industrisë së biznesit, të cilët çmuan përpjekjet e të rinjve, kreativitetin e tyre, elementet inovatore, impaktin dhe realizushmërinë e zgjidhjes.

Alpha Bank Albania është plotësisht e angazhuar në edukimin dhe këshillimin financiar të përgjegjshëm për klientët e vetë, duke u ofruar shërbime të personalizuara, të zhvilluara enkas për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e klientëve.