Mungon gjyqtari, vendimi për gjyqin Tahiri-Paloka shtyhet për në 11 prill

Shtyhet për të pestën herë rradhazi seanca për dhënien e vendimit lidhur me padinë për shpifje të ish-Ministrit Tahiri ndaj kreut të grupit parlamentare të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Shkak edhe këtë herë është bërë mosformimi i trupit gjykues në Gjykatën e Lartë, ku mungonte një prej anëtarëve,  gjyqtari Aleksandër Muskaj.

Seanca e radhës është lënë për në datën 10 prill.

Ish-Ministri i Brendshëm Tahiri e ka paditur Palokën për shpifje në 2015, pasi ky i fundit e ka akuzuar si të lidhur me krimin dhe bandat kriminale në vend.