“Më parë na njeh Serbia pavarësinë, se dorëhiqet presidenti Hashim Thaçi”

PRISHTINE- Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka bindjen se më përpara e pranon Serbia pavarësinë e Kosovës se sa që dorëhiqet Thaçi nga posti aktual.

I ftuar në një emision të RTV21, ai tha se në Kosovë dy gjëra janë të vështira: Me dashur vendin dhe me punuar drejt.

Limaj tha se punëtori është ai që e do vendin. I pyetur se a më shpejtë ndodhë që ta pranojë Serbia Kosovën apo që presidenti Thaçi të dorëhiqet nga posti, Limaj tha mund të ndodhë edhe kjo, duke shtuar se “më parë do pranojë Serbia Kosovën sesa Thaçi të dorëhiqet. Dorëheqja nuk ka shansa”.
/BalkanWeb)