Kontrolloje makinën tënde, pa radhë! Rezervo online!

0

SGS lider nëbotënëfushën e inspektimeve, testimeve e certifikimeve, ka si qëllim kryesor jo vetëm rritjen e sigurisë rrugore,  por edhe lehtësimin e procedurave në lidhje me kontrollin teknik të automjeteve.

Nisma më e fundit në këtë drejtim është, krijimi dhe vënia në funksion e platformës së re të rezervimeve online për kontrollin e makinave.

Radhët e gjata, pritjet me orë e orë të tëra tani mund të shmangen fare thjeshtë,përmes rezervimeve online.

Mjafton të hyni në faqen e internetit nëwww.automotivealbania.sgsose të telefononi në numrin 04 4503503 dhe mund ta zgjedhësh ti vetë ditën dhe kohën më të përshtatshme, në çdo pikë testimi e certifikimi, jo vetëm në Tiranë por edhe në të gjithë Shqipërinë.

Kontrolli i makinës është një detyrim ligjor i përcaktuar në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, nëstandardet e “Manualit tëKontrollit Teknik të Automjeteve” nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, si dhe nërregulloret e tjera ndërkombëtare në fushën e sigurisë rrugore.

Çdo automjet i regjistruar dhe që qarkullon në territorin e Republikës së Shqipërisë,  duhet t’i nënshtrohet kontrollit teknik periodik, sipas intervaleve dhe afateve të përcaktuara nga ligji.

Kontrolli teknik do të konstatojë gjëndjen teknike të automjetit tuaj në momentin e testimit dhe do të krahasojë këto rezultate me standardet ligjore në fuqi. Në rast se automjeti juaj i plotëson këto standarde, ai do të pajiset me “Certifikatën e Kontrollit Teknik”.

Duke kontrolluar automjetin tuaj, ju jo vetëm përmbushni një detyrim ligjor por shmangni dhe çdo rast aksidenti. Theksojmë edhe një herëse siguria rrugore është qëllimi ynë kryesor. Ju kërkojmë të gjithë qytetarët të kryejnë  kontrollit teknik të automjeteve, përmes rezervit online, në portalin e SGS.