Surprizë në bokset e Ferrarit, shfaqet Nicole Kidman

Një surprizë e bukur ka shtuar entuziazmin e skuadrës së Ferrarit në Melburne: përveç fitores së merituar, pilotët e Ferrarit kanë përjetuar edhe vizitën e Nicole Kidman.

Në bokse, aktorja australiane ka mundur të shohë nga afër SF70H, në debutimin e tij në pistën e Melburnit dhe i lejoi vetes një seri ‘selfie’, që pilotët, teknikët dhe fansat ia kërkuan.

E bukur dhe e sjellshme, Nicole Kidman, i ka shtrënguar dorën Sebastian Vettel dhe Kimi Raikonen, duke qëndruar me të gjithë skuderinë e Maranelos. Më i entuziazmuar nga vizita u duk Sir Jackie Stewart, Aktualisht ish-piloti më i vjetër në qarkullim, i fotografuar ndërsa bisedonte ne Nicole.

Një “look casual” për bukuroshen nga Australia, e cila kishte veshur një xhaketë të Ermano Scervinos, kur dukej një këmishë e bardhë në detaje si dhe një palë xhinse. Flokë të lëshuara dhe pak truk për yllin australian të kinematografisë, që të gjithëve iu duk një dhuratë e merituar.