VIDEO/ Hidhet shorti i Eurovision, ja në cilën natë do këndojë Linda Halimi

Kanë mbetur edhe disa javë deri më 9 maj, ku do të nis nata e parë e festivalit europian “Eurovision Song Contest”.

Organizatorët e festivalit në Ukrainë, sot kanë bërë tërheqjen për radhitjen e shteteve në dy gjysmëfinale.

Sipas kësaj, përfaqësuesja e Shqipërisë Lindita Halimi, do të këndojë këngën “World” e katërta me radhë në gjysmëfinalen e parë më 9 maj, transmeton Magazina.

Këngëtarja kosovare do të përballet në këtë gjysmëfinale me përfaqësuesit nga Suedia, Mali i Zi, Belgjika, Australia, Greqia, Sllovenia, Finlanda etj.

Nga 18 gjysmëfinalistët vetëm 10 prej tyre do të kalojnë në finalen e madhe e cila do të mbahet më 13 maj në Kiev të Ukrainës.

Këto janë këngët e gjysmëfinales së parë me të cilat do të garojë Shqipëria.