Kunata zihet me kunatën, i qëllon në kokë me bastunin e vjehrrit

Një 35-vjeçare nga Lushnja, Rudina M. është arrestuar nga policia.

Pas një sherri me kunatën 1 vit më të madhe, ajo e ka goditur fort në kokë me bastunin e vjehrrit, aq sa është dashur që E. V. të dërgohej me urgjencë në spital. Më saktë, motrën e burrit me të cilin bashkëjetonte.

Rudina M. u arrestua për dhunën që ushtroi me akuzën “Dhunë në familje”, ndërsa kunata 38 vjeçe ndodhet e shtruar në spital por jashtë rrezikut për jetën.