Java Botërore e Parasë, Credins Bank pret nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa”

0

Në kuadër të organizimeve të Javës së Parasë, një festë mbarëbotërore e parasë, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e brezit të ri për të marrë vendime financiare të mirëmenduara, sot, Credins bank mirëpriti nxënësit e gjimnazit Qemal Stafa në ambientet e Zyrave Qendrore.

 Vizita e nxënësve ishte konceptuar në tre etapa, një prezantim i shkurtër për t’i shpjeguar si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si të mendojnë financiarisht apo si t’i kuptojnë ndryshimet në sistemet ekonomike, Joarda Mema, Përgjegjëse e Sektorit të Zhvillimit të Segmenteve dhe Produkteve, një  vizitë në departamentet e bankës dhe bashkëbisedim me drejtuesit e lartë të bankë, Monika Milo, zv. Drejtore e Përgjithshme, Selman Lamaj, Drejtor i Divizionit të Zhvillimit dhe z. Ardian Angoni, Drejtor i Burimeve Njerëzore dhe për ta përfunduar me një kokteil në Credins Café.

 Credins bank në kuadër politikave të saj të përgjegjësisë sociale vazhdon të jetë mbështetëse e aktiviteteve të cilat kanë në fokus brezat e rinj të cilët përbëjnë edhe segmentin më të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.