Ilir Meta: Reforma në arsim, e pasuksesshme

Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur zyrtarisht rezerva për ligin e Arsimit të Lartë.  Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë prezantimit të programit të LSI-së për Arsimin, u shpreh se ligji për Arsimin e Lartë nuk arriti atë që pritej.

Sipas tij, ligji ka nevojë për reflektimin e shqetësimeve të shprehura nga studentët dhe grupet e interesit, në mënyrë që asnjë student të mos mbetet jashtë dyerve të universitetit.

“Për ne çështja e suksesit të një ligji nuk ka të bëjë thjesht me statistikat se sa studentë ngelen të kënaqur apo të pakënaqur, por për në është i rëndësishëm edhe suksesi i ligjit në mënyrë që asnjë i ri asnjë e re të mos ndjehet i lënduar në mënyrë të padrejtë. Është e rëndësishme të reflektohen të gjitha ato opinione dhe shqetësime të cilat janë shprehur edhe nga universiteet edhe nga studentët, edhe nga grupet e interesit dhe unë besoj se kjo është shumë e rëndësishme”,- tha Meta.

Ai shtoi se ka nevojë për një sistem arsimor më të integruar. “Do të mbështesja idenë që kemi nevojë për një sistem sa më të integruar, sa më të unifikuar nga sistemi parashkollor deri në atë universitar. Modeli finlandez është i vlerësuar dhe më rezultativi, s’është e lehtë ta implementosh në një terren tjetër, por jemi të ndërgjegjshëm që Finlanda në saj të kapërcimit të sistemit të arsimit, ka arritur të jetë brenda një kohe të shkurtër, një nga vendet më të zhvilluara të europës, pavarësisht nga resurset e kufizuara natyrore që ka. Të shkojmë drejt një sistemi arsimor që ndihmon të rinjtë që të mësojnë dhe të memorizojnë. Pasi memorizimi është një sëmundje që ka sistemi i kaluar”,- u shpreh Meta.