Manjani ironizon Ditmir Bushatin dhe i kujton sjelljen e PS-së për rastin “Griselda”

Ish-ministri i Drejtësisë, njëherësh dhe anëtar i Kryesisë së LSI-së, Ylli Manjani nukka të ndaluar me ironitë e tij ndaj ish-kolegëve të tij në kabinetin qeveritar.

E në një kohë kur mazhoranca pritet të testojë numrat e saj në Kuvend në votimin e ligjeve të reformës në drejtësi që kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 votash, Manjani ironizon deklaratat e një dite më parë të ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, lidhur me denoncimin në PPE  nga kreu i PD-së Lulzim Basha të fenomenit të kanabisit dhe rrezikun e zgjedhjeve të lira.

Për Manjanin, Ditmiri ka tëdrejtë kur thotë që opozita nuk mund të flasë keq për atdheun. Por nga ana tjetër ai i kujton zyrtarit të Partisë Socialiste rastin “Griselda” 6 vite më parë, ku siç thotë Manjani, opozita e drejtuar nga PS-ja në atë kohë jo vetëm që shkruajti por edhe shpifi.

“Ditmiri ka të drejtë! Opozita s’mund të flasë keq për atdheun! Për rastin “Griselda” në 2011 opozita atëherë shkruajti, përveç se shpifi!”- shkruan Ylli Manjaninë reagimin e tij në faqen zyrtare në rrjetin social “Twitter”.