FOTO/ Shpërfytyrohet David Beckham, çfarë i ka ndodhur ish-futbollistit?!

Foto e fundit e frikshme e postuar nga David Beckham në Instagram ka habitur fansat e tij.  Ai duket me një fytyrë plot shenja dhe dhëmbë të prishur. Por në fakt kjo ka të bëjë me një nga sukseset e radhës së ish-futbollistit. Ai do të marrë pjesë në filmin e ri “King Arthur” të Guy Ritchie, ku do të luajë një kalorës.

Beckham pothuajse nuk njihet me pamjen e re, pas një pune të shkëlqyer të bërë nga ekipi i grimit.

Personazhi i tij quhet Blackleg Leader, por deri tani këto janë detajet e vetma të zbuluara nga filmi. Së bashku me të në film do të marrin pjesë aktorët e njohur Charlie Hunnam dhe Jude Law.

Beckham tha se ai do të presë shumë kritika në lidhje me rolin në film pasi shumë sportistë që kanë dashur të bëhen aktorë kanë dështuar.

David Beckham is transformed for the cameo role

/BW