Nicole rrëfen: Bashkëshorti u shokua nga shenjat në trup

Aktorja e njohur, Nicole Kidman ka rrëfyer se bashkëshorti i saj është shokuar kur ka parë shenjat në trupin e saj, të shkaktuara nga realizimi i filmit ‘Big Little Lies.’

Ajo luan rolin e Celeste, një grua që është e martuar me një burrë agresiv dhe përjeton sjellje seksuale abuzive. Në një intervistë për Vogue, Nicole ka rrëfyer fjalët e Keith Urban pasi pa shenjat. “Në një moment, Keith më tha – Unë do të bëj foto të kurrizit sepse është i mbuluar në shenja të thella abuzive. Ai u shokua kur i pa por më pas shtoi – Por, unë kam një grua artiste!”

49-vjeçarja shtoi se për të realizuar skena sa më të mira, ajo ka patur dëmtime aq të rënda sa duhet të përdorte ilace në darkë që të qetësohej nga dhimbjet. Pavarësisht të gjitha shqetësimeve, Kidman u shpreh se ishte shumë krenare që kishte luajtur këtë rol.