Arrestohet se dëgjonte të njëjtën këngë (VIDEO)

Të gjithëve na ndodh të dëgjojmë dhjetëra herë një këngë që na pëlqen shumë, ama pa na kushtuar. Por fiksimi më një këngë ndodh të ketë edhe pasoja.

Një grua në Britaninë e Madhe ka torturuar fqinjët e saj të cilët e kanë paditur për faktin se ka dëgjuar në mënyrë të përsëritur dhe me volum të lartë këngën “Shape of you” të Ed Sheeran.

Sonia Bryce, nënë e tre fëmijëve ka përfunduar kështu pas hekurave për të dytën herë, për të njëjtën arsye.

Aktualisht “Shape of you” është një nga hitet më të pëlqyera në mbarë botën ku vetëm për 2 muaj ka arritur 529,459,972 shikime.