Vlorë/ Peshkatarët gjejnë trupin e pajetë të një personi në afërsi të Sazanit

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në afërsi të ishullit të Sazanit nga një anije peshkimi.

Mësohet se viktima është konstatuar nga peshkatarët rreth 1 milje larg Sazanit, të cilët më pas kanë njoftuar rojen bregdetare.

Aktualisht Delta Force po punon për nxjerrjen e trupit nga uji, ndërsa indentiteti i viktimës nuk dihet ende dhe as rrethanat sesi ka përfunduar në det.

/Oranews.tv/