Shalsi e nis fjalën e parë si ministër me një shprehje në anglisht, pastaj i kthehet Blushit

Eduard Shalsi, i cili pret të marrë sot “ok” nga deputetët e Kuvendit për t’u emëruar në krye të Ministrisë së Çështjeve Vendore, e ka nisur fjalën e tij të parë si ministër me një shprehje në anglisht. “Çdo gjë mund të ndodhë në dashuri, luftë dhe politikë”, tha Shalsi teksa shqipëroi para kolegëve këtë shprehje.

E fill pas kësaj, Shalsi ka filluar të replikojë me deputetin Ben Blushi, duke i kërkuar që ky i fundit mos t’i nxjerrë inatin e Ramës çdo të zgjedhuri për ministër.

“Miku im i vjetër u turr ndaj një projektligji ku unë isha iniciatori, duke thënë shumë të pavërteta. Unë jam në këtë rrugë me Edi Ramën. Kam punuar me të, dhe nuk u bëra ministër. Qëlloi të më jepej komisioni i Veprimtarisë prodhuese, dhe këtë mund ta bënte çdo koleg. Nuk kam qenë në këtë betejë për karrierën time, por për një Shqipëri më të mirë. Jam sot në këtë betejë se ka ndodhur, dhe jam njëri nga këta 4 ministrat, jam në këtë betejë si shumë kolegë të mitë, për të vazhduar reformën elektorale, reformën energjetike, të pensioneve, për të transformuar Shqipërinë etj. Pavarësisht se ku ndodhem. Jam i nderuar që jam ministër, i nderuar që isha deputete, por i nderuar edhe kudo ku të jem, mjafton të shoh progresin e arritur me këtë parti. Nëse ke zgjedhur të sulmosh cilindo që bëhet ministër për shkak të inatit me Edi Ramën, unë si mik i vjetër doja të të sugjeroja që të tregohesh i matur, se ky vend po transformohet, dhe do të vijojë kështu”, tha Shalsi.

Pas kësaj, ka replikuar deputeti Blushi, duke sqaruar qëndrimin e tij ndaj Shalsit.

Unë Shals as u mora me ty, e as më vjen keq fare që ti je ministër. Më vjen keq madje që Edi kaq vonë të bëri ministër. Unë kam pasur me ty diçka, faktin që mbrojtje në mënyrë të paskrupullt programin për futjen e mbetjeve të Europës në Shqipëri. Për këtë jam kundër me ty”, tha Blushi.

/BW