Peshkatarët gjejnë mbetjet e një skafi të mbytur në afërsi të Sazanit

Mbetjet e një skafi të mbytur janë gjetur në veri të ishullit të Sazanit në Vlorë.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, dyshohet se mjeti lundrues mund të jetë mbytur në fillim të muajit mars, ngjarje për të cilën u shoqëuan një shtetas italian dhe një shqiptar.

Policia kufitare e ndihmuar nga polumbarët e bazës detare të Pashalimanit pritet ta nxjerrin skafin e mbytur në sipërfaqe.

Skafi u gjet nga një peshkarexhë që ndodhej në afërsi të ujërave të Sazanit.

Mjeti lundrues u kap nga rrjetat e peshkarexhës, që mundën ta afronin deri 1 milje nga triporti.