Nikolla: Ndjesë, jam prej gjaku dhe mishi, kush më detyroi të përdor atë fjalor

Kreu i Partisë Libra, Ben Blushi, në seancën e sotme parlamentare mes të tjerash pati një debat me Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Situata mes tyre u tensionua edhe me përdorimin e një gjuhe të rëndë dhe fjalë ofenduese.

Por pas seancës e cila u mbyll me votimin e ministrave të rinj, Ministrja u kujdes që të paraqiste komentin e saj pas incidentit. Në prononcimin në media, Nikolla ishte nën shoqërimin e Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe Ministres së Ekonomisë, Milva Ekonomi, ku sqaroi atë debatin në seancën plenare.

Nikolla ju kërkoi falje publike mësueseve dhe nxënësve, duke u shpreh se doli nga vetja por kjo për shkak të akuzave tre vjecare nga ana e Blushit. Nga ana tjetër ajo uroi dekretimin e ministrave të rinj.

“Shumë zonja i janë bashkuar skuadrës sonë të përbashkët dhe doja t’iu uroja sukses, për të vijuar rrugën e reformave. Nga ana tjetër dua t’iu kërkoj ndjesë nxënësve dhe mësueseve që e panë Lindita Nikollën në një situatë që nuk është në natyrën e saj. Por më besoni se çdo njeri prej mishi dhe gjaku i lodhur nga gënjeshtrat dhe mashtrimet do të reagonte. Një sulmi të paprecedente me shpifjen ishte ai i sotmi, ndaj ndjesë mësueseve dhe nxënësve, sigurish nuk do të ndodhë më. Do ti shkoj deri në fund të së vërtetës, qoftë për djali që kisha takuar në Lushnjë. Do ti shkoj deri ne fund”,- tha Nikolla.