Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri. Ja sa vota morën 4 ministrat e rinj

Kuvendi sapo votoi dekretet e Presidentit për emërimin e 4 ministrave të rinj të kabinetit qeveritar, të propozuar nga kryeministri Edi Rama..

Deputetët e maxhorancës miratuan sot emërimin e Fatmir Xhafajt në postin e ministrit të Brendshëm, të Ogerta Manastirliut në postin e ministrit të Shëndetësisë, të Eduard Shalsit në ate te ministrit të Cështjeve Vendore dhe të Olta Xhackës në postin e ministrit të Mireqenies Sociale dhe Rinisë.

Krahas tyre, seanca votoi dhe dekretet e shkarkimit të katër ministrave që lëne detyren: Sajmir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm; Ilir Beqja nga ai i Shëndetësisë; Bledi Cuci nga posti i ministrit te Cështjeve Vendore dhe Blendi Klosi nga minister i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Seanca e sotme u zhvillua serish pa opoziten, e cila prej më shumë se një muaji vijon të bojkotojë parlamentin duke mos u tërhequr nga kërkesa e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme, qe do te mbahen nga nje qeveri teknike.

Votimet e ministrave

75 pro shkarkimit të Saimir Tahirit, dhe 76 vota mori emërimi i Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

78 vota pro shkarkimit të Ilir Beqajt dhe me 79 vota pro emërimit të Ogerta Manastirlliut në postin e Ministres së Shëndetësisë.

79 vota pro shkarkimit të Bledar Çuçit dhe me 76 vota pro emërimit të Eduard Shalsit në krye të Ministrisë së Pushtetit Vendor.

70 vota pro dhe 2 abstenime u miratua shkarkimi i Blendi Klosit dhe me 79 vota pro u votua emërimi i Olta Xhaçkës në krye të Ministrisë së Mirëqënies Sociale. ( Ky dekret do te votohej serish, me 67 vota pro shkarkimit te Klosit dhe emerimi i Xhackes do te behej po me 76 vota pro).