Ivanov anulon takimin me Hahn: Terminin ua lëmë protestuesve kundër “platformës shqiptare”

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nuk do të takohet me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Jan, informojnë për “Press24” nga kabineti i presidentit.

Nga kabineti i presidentit Ivanov informojnë se ai dje ka qëndruar në takim pune në Hungari, në Maqedoni do të kthehet sonte vonë, dhe për atë nuk do të mund të realizojë takim me eurokomesarin Han. “Se Ivanov në agjendën e tij nuk planifikon takim me eurokomesarin Han dhe tre eurodeputetët, që nga e premtja i është treguar ambasadorit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar”, thonë nga kabineti i shefit të shtetit.

Ata gjithashtu shtojnë se “Ivanov qartë dhe pamëdyshje ka porositur se nuk do të ndajë mandat, nëse fillimisht nuk dënohet dhe nuk hidhet poshtë Platforma Tiranase”.

“Duke e pasur parasysh atë, presidenti nuk do të realizojë takim me eurokomesarin Han. Terminin e paraparë ua lëmë përfaqësuesve të iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët kërkuan takim me Hanin. Mirë është që eurokomesari të njoftohet me argumentet dhe arsyet se pse qytetarët e Maqedonisë protestojnë më shumë se njëzet ditë”, thonë nga kabineti i presidentit.