Ylli i skenës Olta Gixhari donte një rol nudo në Teatër

0

Prezantuesja Alketa Vejsiu ka zbuluar sot në transmetim ‘live’ një deklaratë bombë të Olta Gixhari.

Aktorja e njohur dhe seksi shqiptare i kishte thënë Alketës një mënyrë konfidenciale se ajo do kishte dashur shumë të luante në teatër e zhveshur lakuriq,  duke iu referuar pikërisht një pjese teatrale të luajtur së fundmi në Teatrin e kryeqytetit shqiptar, ku një prej aktorëve kishte performuar krejtësisht lakuriq, shkruan Syri.net.

“A e dini si më tha Olta Gixhari sot”, – u shpreh Alketa, duke nxjerrë kështu muhabetin konfidencial me tyre.  “Ma mori ai çuni… Duhet ta kisha bërë unë atë rolin në teatër. Por ma mori ai…!”, shtoi më tej prezantuesja e YFSF-së.

“Më fute në gropë, më fute në gropë me këtë që the…”, iu ankua Alketës vetë aktorja Olta Gixhari.

ImageImage