Trajneri i Italisë e pranon: Ka një gjë ku nuk i mposhtim dot shqiptarët

0

Mos u mat me shqiptarët, kur bëhet fjala për tifozerinë kuqezi! Për këtë është i vetëdijshëm edhe  trajneri i Italisë, Gian Piero Ventura, i cili sot pranoi se stadiumi i Palermos, aty ku do të luhet ndeshja e 24 marsit e “axurrëve” me përfaqësuesen tonë, do të tejmbushet me shqiptarë dhe simbole shqiptarësh.

“Nuk kam ndikuar kurrë në zgjedhjen e fushave ku mund të shkojmë të luajmë, por isha i pranishëm në Xhenova për miqësoren kundër Shqipërisë dhe më bëri shumë përshtypje prania masive e shqiptarëve. Isha edhe në Marsejë për Europianin dhe tre të katërtat e stadiumit ishin me shqiptarë. E di që do të mbushin edhe tribunat e Palermos, por edhe kjo është e bukur, pasi do të jetë një ndeshje historike për ta”, – u shpreh tekniku para gazetarëve.

Italianët e kanë bërë me planifikim që ndeshja të luhet në Palermo, aty ku presin që të kenë mbështetje më të madhe nga vendësit.