RAMA: PAKT KOMBËTAR PËR MIRËQENIEN SOCIALE

0

Sot në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli” ku u nënshkrua Pakti Kombëtar i Mirëqenies Sociale, që për herë të parë bën bashkë qeverisjen qendrore me atë lokale si edhe të gjithë partnerët që veprojnë në fushën sociale në një sistem të integruar përkujdesi shoqëror ndaj njerëzve në nevojë sipas standardeve më të mira bashkëkohore. Deri në 2013 Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Rinisë, asokohe e Çështjeve Sociale, ishte një xhep fals i qeverisë për 20 e kusur vite dhe shërbente veç për te kenaqur ndonje partie apendisit dhe për të shpërndarë lëmoshat elektorale; çka tregonte qartë se shtresat në nevojë, mbeteshin shënjestra të preferuara të fushatës elektorale për të blerë varfërinë e tyre, por nuk ekzistonin në vizionin, në programin, në qasjen e përditshme të atyre që qeverisnin. Sot, ndihma ekonomike është larg së qeni e mjaftueshme, por është tre herë me e lartë se ç’ishte; Askush nuk mund ta imagjinonte kete deri në tre vjet e gjysmë më parë! Sikundër, që zyrat e punës mund të jepnin punë! Fakti është se zyrat tona të punës kanë punësuar 26 mijë njerëz që marrin rrogën me punë dhe paguajnë taksat në shtet. Siç është fakt që sot ka 31 mijë vende të lira pune në zyrat e punës. Dallimi i madh që ka bërë vota e vitit 2013 në mbështetjen sociale vijon me të përndjekurit që sot kanë gati këstin e tetë, kur në 2013 kish ende të persekutuar qe nuk kishin marrë as këstin e parë; me shumëfishimin e punësimit të personave me aftësi të kufizuar dhe lëvrimin e rregullt të pagesave të tyre por si edhe të kujdestarëve; me revolucionin në arsimin profesional ku nga 3 mijë nxenes në vitin 2014, sot janë 27 mijë njerëz mes shkollave të arsimit profesional dhe qendrave të formimit profesional. Të gjitha këto janë shumë në raport me nga u nisëm, por janë pak në raport me sa duhet. Shumë kemi bere, shume ka për të bërë, por ka edhe shumë për të humbur, nëse kthehemi mbrapa, nëse nuk vazhdojmë me vendosmëri të çojmë përpara reformat dhe nëse nuk vazhdojmë me vullnet të palëkundur të bëjmë shtet.