Ky është shqiptari i arratisur nga burgu në Itali

0

Mediat italiane kanë publikuar foton e një shqiptarëve të arratisur nga burgu i “San Michel” në provincën e Alessandrias.

Bëhet fjalë për shtetasin Besnik Mirra, 35 vjeç, i cili duhet të qëndronte në burg deri në vitin 2024.

Ai ishte dënuar për krime kundër pasurisë.

Shqiptari u arratis nga burgu mëngjesin e së premtes së javës së shkuar.

Në momentin e arratisjes , i burgosuri shqiptar i cili ishte i punësuar si punonjës pastrimi në burgun e San Michele, po punonte mes murit rrethues të strukturës që lidhej me parkingun e jashtëm.

Duke përfituar nga mosfunksionimi i telekamerave të mbikqyrjes, 35-vjeçari shqiptar arratiset pa lënë gjurmë.

Autoritetet e burgut informojnë se arratisja është favorizuar dhe nga mungesa e personelit mbikëqyrës në këtë strukturë.

Besnik Mirra