Basha, Ramës: Jep dorëheqjen! Jemi këtu, që të mos përfundosh si Musolini

0

Pas qëndrimit të ditës së diel të Kryeministrit, Edi Rama, ku deklaroi se nuk do të kishte qeveri teknike dhe se zgjedhjet mund të zhvillohen edhe pa PD-në, ka ardhur dhe reagimi i ashpër i kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Në takimin e sotëm në çadrën e PD, Basha deklaroi se nuk situata politike reflektimin e Kryeministrit. Basha kërcënoi se Rama nuk mund t’i bëjë karshillëk opozitës. “Po të ishte puna për karshillëk, 18 shkurti i dytë të gjen në Lanë jo në zyrë”,- tha Basha.

Një tjetër kërcënim i Bashës ndaj Ramës ishte krahasimi i situatës politike me Italinë e shekullit të kaluar gjatë vendosjes së diktaturës fashiste. Basha zgjodhi të citojë një shkrim të studiuesit Aurel Plasari, i cilit fliste për vendosjen e regjimit të Benito Musolinit (Duçes). Basha tha se opozita ka dalë në shesh që Rama të mos përfundojë si Duçja. Por çfarë nënkupton Basha ku flet se Rama mund të përfundojë si Duçja, i cili u vra nga partizanët italianë në vitin 1945?

Ky projekt ka një themel të patjetërsueshëm dhe kjo është vendosmëria e rinisë për një jetë të re në një Shqipëri të re ku asgjë nuk mund të jetë dhe nuk do jetë si më parë. Këtë e di fare mirë dhe Edi Rama, i cili dje në monolog pranoi se Shqipëria është në anomali, sigurisht nuk i njohu vetes këtë anomali që janë korrupsioni, krimi galopant që ja shkruan DASH në raport dhe Europol. Por tha “jo, meqenëse është anomali unë do shkoj deri në fund”. Përgjigjen më të mirë ja dha Plasari, kur tha se “mos mor djalë se do përfundosh si Duçja”. Edi Rama jemi këtu për të shpëtuar lëkurën, të mos përfundosh si Duçja (Benito Musolini). Republika e re është këtu për të garantuar që as ti dhe askush tjetër të mos përfundojë si Duçja.  Po të ishte puna për karshillëk, 18 shkurti i dytë të gjen në Lanë jo në zyrë, por ne jemi këtu si patriotë, si demokratë, si njerëz të një lëvizjeje të madhe të paprecedentë në historinë tonë, që është mbi të gjitha një lëvizje qytetare dhe paqësore”, deklaroi Basha.