Policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të krimit të ndodhur në Devoll, në kufi me Greqinë.
David Myrte është personi i dyshuar si autor i vrasjes së 43- vjeçarit Zarif Alliu.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Devoll, në kufi me Greqinë, ku përveç viktimës, Zafir Alliu, mbeti i plagusur edhe Mentor Burnazi.
Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të ngjarjes, ndërsa policia po heton në pistën e grabitjes dhe atë të prishjes së pazareve të drogës.
Zyrtarisht, dy shokët e viktimës deklaruan se ishin duke kaluar ilegalisht kufirin për në Greqi.