Shkarkimi i 4 ministrave. Bregu: Tentativë e Ramës për t’i treguar Metës se qeveris dhe pa të

0

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në ‘News24’, ku ka folur për protestën e opozitës në çadrën e ngritur para godinës së kryeministrisë prej 1 muaji si dhe per zhvillimet dhe situatën politike në vend. Bregu tha se ajo nuk ishte prezente në protestën e 18 shkurtit, pasi ishte me pune jashtë vendit, ndërsa e konsideroi si një ndër protestat me të mëdha të organizuar nga PD.

Sa i përket zgjedhjeve, Bregu tha nuk po zbatohen rekomandimet e OSBE-ODHIR, ndërsa PD do mbrojë votën e lirë. Në lidhje me shkarkimet e 4 ministrave nga Rama, deputetja e PD tha se veprimi ishte një tentativë e PS për t’i treguar Ilir Metës se sa fort qeveris, ndërsa kjo e fundit t’i kthejë reston. ‘BalkanWeb’ zbardh të plotë intervistën e deputetes Majlinda Bregu.

INTERVISTA:
1 muaj protestë tek bulevardi, si e keni parë deri tani?
Bregu: Në 18 shkurt unë nuk isha në Shqipëri, por pritshmëria ishte e madhe. Ishte një nga protestat më të mëdha të organizuar nga PD. Në momentin kur u ktheva pyetja apo shqetësimi ishte se çfarë do bënte PD. Nuk besoj se ka pasur ndonjë lajm që të ketë ndotur çadrën gjatë kësaj kohë. Është një qëndresë atipike në Shqipëri dhe paqësore…
Për çudi lakohej shumë emri juaj atë ditë, derisa ju reaguat se nuk ishit në Shqipëri, pse ka kaq kërshëri për ju?
Bregu: Unë nuk kam munguar asnjëherë në protestën e PD. Unë reagova pasi sot titujt janë më shuam bombastikë sesa tentojnë të zbërthejnë të vërtetën, por disa njerëz kërkojnë ta bëjnë më interesante një ngjarje. Unë nuk isha zhdukur, por isha në një vizitë punë.
A jeni ju përditë në çadër?
Bregu: Ka një organizim që ka ndarë strukturat dhe anëtarët për të siguruar prezencën tonë në çadër. Respektohet apo nuk respektohet orari, unë kam qenë edhe kur nuk jam në grafik. Unë kam sjellë edhe miq në çadër.
Duket më tepër sikur është vendosur thjesht një çadër, por ka edhe një mëdyshje për pjesëmarrjen. Ndërkohë PD kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sa e përgatitur është PD për zgjedhje?
Bregu: Kjo është një pyetje që mund ta kthesh në sensin e kundërt. Pra sa e përgatitur është Shqipëria për zgjedhje ku krimi dhe droga ndikon tek vota. Është hera e parë prej prej12 vitesh që rekomandimet e OSBE-ODHIR nuk zbatohen. PD do i dalë për zot votës se ajo nuk do vidhet. Unë nuk e shoh me vend që pyetja juaj drejtohet vetëm tek PD. Ka shumë këndvështrime. PD ka nevojë të rishohë pjesën e strukturave. Ky është një problem shumë i madh. Në rast se PD mund të ketë probleme, pyetja tjetër është: A është aleanca apo mos-aleanca e partive që do kenë garanci të votës..

A ka nisur PD takime me strukturat. A do jeni në listën e deputetëve?
Bregu: Do shohim ecurinë. Pjesën e brendshme të partisë, përsa kohë nuk është diskutuar dhe nuk ka debat të nxitur, nuk mund të shpik unë ndonjë gjë. Unë kam qenë në takime me strukturat. Disa nga ne kanë qenë më shumë. Unë kam ndryshuar dhe zonat zgjedhore në Tiranë, mbase njoh më shumë pjesë të saj. E përsëris, problemi kryesor sot është fakti se Shqipëria dhe shqiptarët nuk mundet të mos ndahen nga e kaluara e zgjedhjeve që kanë këtë vend. Rëndësi ka: Partitë politike, konsolidimi i demokracinë në partitë politike.

Grupi parlamentar i PD nuk është mbledhur. A duhet të mblidhet? Pasi duket se gjithçka është përqendruar tek çadra..
Bregu: Mbledhja tek çadra, ka ezuaruar peshën e mbledhjeve javore të ditës së enjte.
Por duhet të mblidhen.

Dua një koment tuajin për shkarkimet e bëra në qeverinë ‘Rama’. Si i shihni?
Bregu: Besoj që për të komentuar këtë pjesë, duhet të komentohet ajo që bëri dhe vulosi me vendimin e tij, kryeministri i vendit. Nuk ka pasur asnjë kompromis midis LSI dhe PS. Është një vendimmarrje që për arsye të tyre të brendshme dhe për këtë pjesën e kësaj marrëdhënie që kanë dy partitë kryesore që bashkëqeverisin vendin, dhe i bëjnë keq njëra-tjetrës. Nuk merren me shqiptarët. Kjo ishte tentativa e PS për t’i treguar Ilir Metës se sa fortë qeveris pa LSI. dhe nga ana tjetër që LSI t’i kthejë reston.

Si e shihni deklaratën e Bashës: “Do kaloni mbi trupin tim”
Bregu:
Zoti Basha është tërësisht i qartë në qëndrimet e tij. Nuk komentoj asnjë deklarata.

Po deklarata: “Thyejani xhamat, tërhiqini zvarrë”?
Ishte deklaratë që çuditi dhe vet zotin Basha për shkak të emocioneve. Ishte më emocionale e gjithë sjella, mund t’i shkas çdo kujt.

Sipas jush presidenti do ta dekretoj Xhafajn?
Bregu:
Nuk komentoj se çfarë do bëj presidenti. Kur ai nuk ka folur, nuk mund të shprehem unë. Pak rëndësi ka kjo sot. Nuk ka rëndësi se cilët janë emrat që propozon kryeministri.

Ju thoni se jeni përditë në çadër. Cilat janë marrëdhëniet tuaja me zotin Basha?
Bregu:
Janë marrëdhënie normale të dy njerëzve në PD në të njëjtën ditë bashkë, i përkasin një brezi. Kanë qëllim të përbashkët; të forcojmë PD.

A ka pasur debate mes jush?
Bregu:
Debate bëj çdo ditë vetëm në familjen time.

Sa i takon koalicionit PS-LSI. Si e shihni?
Bregu:
Siç flitet një ditë nuk flitet një tjetër. Është fiks siç e thotë Kadare: Një panair rraskapitës. Nëse gjatë gjithë kohës së këtij zhvillimi të demokracisë, ka një moment që duhet ta ndjejmë veten keq, është ky 4-vjeçar. Manovrat, mes LSI dhe PS, ku në mëngjes pinë kafe dhe në darkë dalin deputetë për sulme me gjoja, është teatër politik dhe rezulton mjaft i shpifur për qytetarët. Unë kam frikë se në këtë mënyrë po shpenzohen këto kohë, kjo marrëdhënie është testi se si do jenë pas zgjedhjeve. Do jenë një çift i palumtur.

Ju thatë se çadra nuk ka parë ‘ndotje’..Por vetë çadra dhe kjo protestë çfarë ka treguar për imazhin e liderit të PD?
Bregu:
Nuk jam analiste, por besoj se çfarëdolloj lëvizje që duhet të ndodh gjatë këtij muaj, të nxjerr më të fortë PD. Jam e prirur që mos të shoh asnjë angazhim të kryetarit të PD dhe as si lodhje të ndonjërit prej nesh.

Po incidenti që ndodhi pak ditë më parë në çadër…
Bregu:
Mund të ketë dhe persona me qëndrime të ndryshme. Por nuk do ishte normale që dhe në nxehtësinë e lodhjes dhe nervave, qoftë në pjesën e militantizmit politik të përfundonte në një konflikt midis një njeriu që nuk mendon si ty.

A pati ndonjë që ju gjykoj për reagimin tuaj?
Bregu:
Nuk më shqetësojmë këto ndikime.

Ç’mund të na thoni për komentet për zgjedhjet…
Bregu:
Vendi nuk duhet të hyjë në një situatë kaosi, pa stabilitet politik. Që nuk dihet se si përfundon. Zgjedhje do të ketë në Shqipëri, por nga ana tjetër jam në të njëjtin qëndrim bashkë me kolegët e mi.

Ka shumë njerëz që ju shohin shumë kritike ndaj PD. Ju e keni menduar ndonjëherë që të jeni në ndonjë sigël tjetër?
Bregu:
Unë kam hyrë në PD në 2005, as nga ndonjë skutë e errët. Kam hyrë dhe jam në ndjekje të asaj bindje. Do ndjek atë bindje do jem me PD. Nuk do i bëj fresk thashethemeve. Unë jam tërësisht e qartë në qëndrimin tim, dhe s’më shqetëson asgjë tjetër përveçse asaj që bëj vetë.
(d.d/ed.me/BalkanWeb)