Grafiku, ja sa orë gjumë duhet të flini sipas moshës suaj?

0

Nevoja e tij për gjumë ndryshon nga një moshë në tjetrën.  Ora e rekomanduar e gjumit për një të rritur është 8 orë çdo natë. Megjithatë, fëmijët nën 18 vjeç priren të flenë më shumë, ndërsa të moshuarit flenë më pak. “Fondacioni Kombëtar i Gjumit” ka dizenjuar një grafik ku paraqiten oraret që duhet të flejë një njeri sipas moshës. Për ndërtimin e grafikut u përdorën një grup shkencëtarësh nga fusha të ndryshme si psikologji, pediatri, gjinekologji dhe neurologji.

Nëse mendoni se jeni duke fjetur më shumë seç duhet, ose më pak, më poshtë jepen disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur:

1. Mund të vendosni një orar gjumi dhe të përpiqeni ta ndiqni atë me përpikëri.
2. Largojini të gjitha pajisjet elektronike të paktën një orë përpara se të shkoni të flini.
3. Mund të merreni me meditim dhe ushtrime joge. Do t’ju ndihmojnë shumë të qetësoheni përpara se të flini.
4. Për të luftuar gjumin mund të bëni një dush me ujë të ftohtë.
5. Ushtrimet e përditshme ju ndihmojnë të përgatiteni fizikisht dhe mendërisht për aktivitetet tuaja të përditshme.
6. Pini ujë mjaftueshëm për ta mbajtur trupin të hidratuar, në këtë mënyrë edhe mendja juaj do të jetë sa më aktive.
7. Në momentin që jeni duke dremitur, merruni me një aktivitet që do t’ju mbajë aktiv dhe zgjuar./BW/