Fobia më e re Evropiane

0

Nga Gëzim Hoxha/Fobia më e re Evropiane e ka emrin islamofobi. Për këtë gjë flet dhe INDEPENDENT në një artikull me titull “Evropa ka filluar të përfshijë islamofobinë në ligj – historia na tregon se kjo nuk mund të përfundojë mirë”.

Do të ketë nga ata që do e përshëndesin këtë vendim si një fitore të idealeve laike të mbajtura gjatë prej Evropës. Megjithatë, historia na tregon se justifikime të tilla janë përdorur gjithmonë për të justifikuar trajektore shumë më të liga. – kështu fillon ky shkrim.

Vendimi nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë u lejon punëdhënësveqë të ndalojnë stafintë vishenme shami.Sigurisht ai i margjinalizon dhe inxjerrë gratë muslimane nga jeta publike. A thua të jetë shamia pengesë? A e pengon ajo laicitetin evropian? Sipas Gjykatës Evropiane të Drejtësisë po, sipas besimit jo. Për më tepër ku është Evropa e DIVERSITETIT? Ku shkoi trashëgimnia e saj si bastion LIRIE?

Përkrahësit e politikave të tilla mashtruese i tregojnë publikut se këto vendime do emanciponin gratë myslimane nga prangat e propozuara të Islamit. Megjithatë, ajo që këto ligje përfaqësojnë një formë diskriminuese të inxhinierisë sociale që përpiqetqë gratë muslimane të adaptojnë një identitet laik.

Autorja, mesa duket edhe vetë myslimane, i del në krah atyre duke thënë se injorohet ndikimi që një legjislacion i tillë ka në jetën e grave të zakonshme myslimane. Një hetim nga Komiteti i Grave dhe i Barazisë gjeti se gratë myslimane kishin tre herë më pak gjasa për t’u punësuar. Raporti vuri në dukje diskriminim kundër grave që veshin hixhabin apo kanë emra bombastik muslimanë.

Një raport i ngjashëm nga Rrjeti Evropian Kundër Racizmit, e cila mbuloi tetë vende duke filluar nga Franca në Holandë, sugjeron se ka një diskriminim të tillë në vendin e punës dhe ky është ndikim negativ mbi gratë myslimane i përhapur në të gjithë Evropën.

Në rrugët e Londrës raportohet që një grua e veshur me veshjen karakteristike të quajtur hixhab se është marrë zvarrë, një tjetër grua është sulmuar në Vjenë. Artikull shkruajtësja pyet se çfarë mesazhi japin këta njerëz. Po sigurisht që ajo harron të thotë diçka në lidhje me lirinë e këtyre grave për ta mbajtur këtë veshje. Mesa duket ajo harron lajmin se disa fotomodele iraniane u burgosën vetëm se pozuan pa vel apo shami në kokë.

Gazetarja në fjalë e krahason këtë vendim me legjislacionin e miratuar nga Gjermania naziste gjatë luftës së dytë botërore i cili qe një legjislacion thellësisht anti hebre. Ligjet e Nurembergut vinin në shënjestër në mënyrë specifike një grup shoqëror duke e kufizuar atë në një nivel të caktuar ekonomik. Hebrenjtë u ndaluan të ushtronin profesione të tilla si mami dhe juristë, dhe kontratat shtetërore anuloshin me bizneset në pronësi tëhebrenjve. Kjo nuk ka shumë ndryshim me kohën për të cilën ajo flet sepse sipas saj një grua nuk është e mirëpritur në një vend pune, nëse ajo vendos për tu identifikuar si anëtaree një besimi të caktuar.

Ky artikull ka prekur mjaft persona sepse jo pak por 13000 prej tyre e kanë shpërndarë nëpër rrjete të ndryshme sociale. Komentet janë të shumta plotë 866. Ato ndahen sigurisht në pro dhe kundër por ka prej tyre që thonë se veshja islame e grave bie ndesh me kulturën dhe traditën perëndimore. Një ateist thotë se ndihet i fyer nga imponimi i besimit që bëhet me anë të kësaj veshje, për të besimi është thjesht çështje private dhe nuk duhet ngatërruar me vendin e punës. Ai me të drejtë pyet se:-“Përse vende të pasura arabe si Arabia Saudite, Kuvajti etj nuk hapën dyert për refugjatët mysliman por peshën më të madhe e mbajti BE dhe sidomos Gjermania?”, ose një pyetje tjetër e cila ia vlen të përmendet “Pse luftërat ndodhin më së shumti në Lindjen e Mesme?”.

Një tjetër thotë se thirrjet e tyre patologjike për tu viktimizuar edhe kur disa prej tyre kanë masakruar qindra  evropianë të pafajshëm, shumë prej të cilëve i mirëpritën në vendin e tyre (dmth. nëGjermani), janë krejtësisht revoltuese, dhe simptoma të një narcisizmi kolektiv të përbashkët për të gjithë muslimanët.

Kjo fobi të cilën unë e quajta të re nuk është dhe kaq e re. Ajo fillon në Francë me ndalimin e HIXHABIT nëvitin 2010 nëvendet publike për të vazhduar me karrikaturat e profetit të publikuara nga një revistë Daneze e më pas Franceze dhe për të arritur kulmin me fushatën e fundit elektorale tëpartisë ekstremiste të Geert Wildersit i cili propagandoi ndalimin e besimit ISLAM dhe mbylljen e xhamive.

Po ç’është gjithë kjo frikë nga manifestimi i islamit? Mos vallë kemi të bëjmë me një reagim të brendshëm i cili vjen si kundërpërgjigje ndaj sulmeve terroriste në Evropë? Gjithë ato koka të prera nga xhihadistët, gjithë ato deklarata për shtrirjen e shtetit të tyre deri në Ballkan kanë nxitur veç sulmeve ajrore edhe një kufizim në manifestimin e besimit.

Kjo bëhet në një kohë kur përsëri INDIPENDENT shkruan se Papa deklaron se evolucioni i BING BANGUT ka ndodhur me të vërtetë. Pra mos ka ardhur koha për të menduar ndonjë “ilaç” tjetër më efikas se bombardimi? Mos vallë ka ardhur koha për të folur dhe për të thënë ca të vërteta që ne i druhemi më shumë se gënjeshtrave qëna janë thënë për 2000 vjet me rradhë?

Ku po shkojmë a dihet gjë vallë? Mos vallë do tëna duhet të luftojmë për ca ideale të rreme që nuk i hyjnë në punë askujt? Në rrëmujën e besimit mora vesh se egzistonin gjithsej 17 fe të ndryshme, për të mos folur për sektet brenda çdo feje. Edhe në besim qenka e thënë të ketë shumë rryma, shumë më tepër se ç’duhet. E pra një pyetje që duhet të ngrihet është: “Kujt i shërbejnë gjithë këto fe?”.

Duket sheshit se ato i shërbejnë ndasimit, përçarjes, dhe vetvetiu sundimit. Njerëzit i sundon më lehtë kur ata janë të përçarë. Krijohen grupe që e quajnë veten “Ne myslimanët”, “Ne katolikët”, “Ne hindutë” etj, etj. Pastaj në përpjekje për ta përhapur njëfe të caktuar që për hithtarët e saj konsiderohet si më e mira nisin pak e nga pak konfliktet që degjenerojnë në LUFTËRA.

Nga pikëpamja ekonomike çdo luftë është e mirë sepse përgatitja për të gjeneron vende pune dhe rritje ekonomike e cila përkthehet në përmirësim të përkohshëm të nivelit të jetesës. Pas lufte ekonomia merr një hov të dytë edhe më të madh se i pari për shkak se dëmet e saj duhen riparuar. Por kostoja e fshehtë esecilës luftë janë traumat e përjetuara, tmerri, kaosi, pasurimi i shpejtë i disave dhe mbi të gjitha miliona e miliona jetë të humbura.

Sistemi i kalbur kapitalist rimëkëmbet por ia vlen të pyetet me çfarë kostoje? Për më tepër kujt i duhet një luftë e tretë e cila do të fillonte si luftë fetare dhe do të mbaronte si luftë botërore? Duhet pasur edhe diçka tjetër parasysh se armatimi ka pësuar ndryshime rrënjësore dhe luftërat nuk bëhen më me pushkë, ato bëhen me armë të shfarosjes në masë.

Duhet folur dhe duhet folur sa më shumë që të mundemi. Tani qëdhe Papa e pranoi teorinë e evolucionit duket më e lehtë apo jo? Duhet të bashkohemi për të njohur ndasitë dhe më pas duke parë këto ndryshime që më shumë janë kulturore dhe shkaktohen më shumë nga izolimi, patjetër që do të vijë koha për të kuptuar se ato qëna ndajnë janëshumë më të pakta në numër se ato që na bashkojnë. Veç besimit qëështë i ndryshëm ne jemi NJERËZ që kemi të njëjtat nevoja jetësore, nevoja bazë qëna duhet t’i përmbushim në një mënyrë a një tjetër. Na duhet të ushqehemi, të ajrosemi, të marrim ca rreze dielli, të thithim ajër të pastër e jo të ndotur, na duhet të punojmë dhe jo të bëhemi skllevër të saj, na duhet të vishemi, na duhet të argëtohemi, e deri dhe te nevoja e mbrame, na  duhet medoemos të ndërrojmë jetë, për të shkuar diku gjetkë.

Mbi të gjitha na duhet të themi të vërtetat e frikshme dhe duke mohuar nevojën më idiote tëkësaj bote për tu identifikuar pas diçkaje të caktuar të vrasim frikërat tona.