Çili jep datën: Ja kur bie koalicioni Rama-Meta

Botuesi dhe analisti Henri Çili, që sëfundmi është rreshtuar krah Ramës deklaroi mbrëmë se koalicioni PS-LSI zgjat deri më datën 15 Prill.

Ai ishte i ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në Tv Klan përballë Kreshnik Spahiut i cili është në koalicion me Bashën.

“Unë e kam argument jo parashikim. Ky koalicion zgjat maksimumi dhe një muaj. Rama dhe Meta nuk do të hyjnë bashkë në zgjedhjet e 18 Qershorit. Pra, do të garojnë në vete, nuk do të ketë një koalicion parazgjedhor”, tha botuesi Çili.

Nëse Rama-Meta i japin fund koalicioni deri në Prill, siç thotë Çili i bie që Presidenti i ri të mos zgjidhet nga ky Parlament…/Opinion.al