LSI, Braimllari: Vendi ka nevojë për politikanë të përgjegjshëm, do t’i jepet shansi çdo të riu

Partitë politike kanë filluar të ndezin motorrët e fushtaës elektorale për zgjedhjet e qershorit. Prej ditë Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur takimet me bazën e saj në Tiranë dhe rrethe.

Ditën e djeshme kreu i LSI-së për Tiranën Endrit Braimllari dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie kanë qenë në takime me banorët e njësisë numër 3 në kryeqytet.

Ata kanë apeluar për politikanë të përgjegjshëm dhe se vendi ka nevojë për më shumë energji pozitive.

‘’Vendi ka nevojë për politikanë të përgjegjshëm që marrin vendime në shërbim të vendit. Vendi ka nevojë për një politikë larg arrogancës dhe më afër qytetarëve.Ne besojmë te forca e ekipit dhe tek dashuria për vendin. Vendi ka nevoje për enegji pozitive.

Ne do të bashkojmë energjitë tona në shërbim të Tiranës dhe gjithë Shqiperisë. Ne do t’i japim shansin çdo të riu sepse besojmë tek energjia, pasioni dhe vizioni për t’i shërbyer vendit.  #LSI#NjeShansPerTeGjithe’’, është shprehur Braimllari.