“Kur dëgjoj “lehjet” e Tahirit, kuptoj se s’është shkarkuar. Ky është lëshuar…”

Reagimi i Ministrit në detyrë, Saimir Tahiri për raportin e DASH ka shkaktuar mjaft reagime në rrjetet sociale. Raporti i DASH thotë se Shqipëria ka probleme shumë serioze me kultivimin dhe trafikun e drogës, ndërsa Ministri tha se raporti nuk hedh poshtë punën e policisë. Ministri akuzoi dhe LSI-në, e cila kërkoi masa urgjente kundër drogës. Tahiri tha LSI nuk e ka lexuar siç duhet këtë dokument të SHBA.

Pas deklaratave të Tahirit, gazetari dhe autori i disa librave satirikë, Agim Xhafka shkruan në Facebook: “Kur dëgjova gjithë ato “lehje” sot nga Tahiri e gjeta fjalën e saktë. Ky as është shkarkuar, as është liruar, as është pushuar. Ky është lëshuar. Pikë”,- shkruan ai.