1300 kontejnerë me mbetje kimike, Manjani ironizon Drejtorinë e Doganave

Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani komenton lajmin e mediave italiane se në Shqipëri kanë hyrë 1300 kontejnerë me mbetje të rrezikshme.

Ish-ministri Ylli Manjani thotë edhe nëse kanë hyrë goma të përdorura siç pretendojnë Doganat duhet të mbahet përgjegjësi pasi ato janë të ndaluara.

“Kanë hyrë mbetje të ndaluara në Shqipëri! Goma të përdorura- thotë Dogana! Ta zëmë se janë goma, pse u lejua Importi kur ligji e ndalon?!”, shkruan Manjani.