FOTO/ Zjarr masiv në Kodër Mzez, 20 zjarrfikës ‘luftë’ me flakët me lopata

Një zjarr masiv ka rënë në Kodër Mzez në zonën e Kasharit mbrëmjen e sotme. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se 20 efektivë zjarrfikës janë angazhuar dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit, po puna e tyre vështirësohet për shkak të terrenit.

Mësohet se vetëm në një pjesë po përdore uji për shuarjen e flakëve ndërsa në pjesën më të madhe zjarrfikësit po ‘luftojnë’ me lopata zjarrin. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe dhe rrezikohen edhe disa banesa. Nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit por dyshohet se ka qenë aksidental.

/BW