Deputetja simpatike e PS-së mesazh për “Ditën e Verës”, komentuesi i uron…

Në kuadër të “Ditës së Verës”, urimet nga politika nuk po mungojnë. Mes tyre edhe deputetja simpatike e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau, ka uruar në rrjete sociale. Por urimit të deputetes, i është bashkëngjitur edhe një koment me “spec”, nga një qytetar.

“Gëzuar Esi dhe ishallah dita e verës e 2018-ës ju gjen në opozite se na e bëtë Verën-Dimër të acartë”,-shkruan komentuesi i cili mund tia ketë prishur ditën deputetes edhe pse kjo e fundit nuk ka reaguar.